Transporti dhe Energjia, dy sektorët me më shumë borxhe

0,,17243134_303,00

Sektorët e transportit dhe energjisë janë huamarrësit më të mëdhenj në tregun e jashtëm. Këta sektorë përbëjnë rreth 36% të gjithë borxhit të vendit.

Sektori i transportit arrin masën 24% të detyrimeve të jashtme. Huaja në këtë sektor është marrë për ndërtimin e rrugëve nacionale, ku borxhi më i madh (rreth 300 milionë euro) i takon ndërtimit të rrugës së Kombit.

Sektori i energjisë përbën 12% të totalit të borxhit. Edhe në këtë sector huatë kanë shkuar për zhvillimin e infrastrukturës dhe strukturës së sektorit. Megjithatë energjetika vijon të ketë asete tërësisht të amortizuara. Sipas ministrisë detyrimet e energjitikës arrijnë në 1 miliard dollarë.

Sektorët me më pak borxhe janë arsimi dhe shëndetësia, me përkatësisht 1.4 dhe 2.1 për qind.

Në fund të tremujorit të parë të këtij viti borxhi i jashtëm shënoi 556 miliardë lekë, ndërsa borxhi i brendshëm 502 miliardë lekë. Diferenca ndërmjet detyrimeve të jashtme dhe te brendshme është vetëm 54 miliardë lekë.

Pin It