Dimri erdhi, si të tregoni kujdes me shëndetin e lëkurës

Jemi futur në stinën me të ftohtë të vitit, në dimër. E si çdo stinë tjetër kërkon kujdes nga ana jonë. Përveç ftohjes, gripit, një problem tjetër është edhe lëkura.

Si të kujdeseni për të gjatë këtyre ditëve? Më poshtë do të lexoni disa këshilla të shkurta dhe të arritshme.

1.Sapuni i butë 
Me rënien e temperaturave, lëkura juaj bëhet gjithnjë e më e thatë. Niveli lagështisë në lëkurë bie, ndërsa që fytyra juaj bëhet e thatë si dhe vjen deri tek skuqja e fytyrës. Gjatë stinës së dimrit kjo është pothuajse e pashmangshme, por për t’i pakësuar efektet negative, sapunin e vjetër zëvendësojeni me një tjetër që për bazë ka preparatet prej vajit që nuk zvogëlon hidratimin.

2.Kremi hidratues

Produkti kryesor në çantën tuaj të kozmetikës duhet të jetë kremi hidratues. Ai do të parandalojë dehidrimin e lëkurës,po ashtu parandalon më sukses edhe shtresëzimin e lëkurës dhe tendosjen e saj.

3.Krem me vitamina

Në dimër duhet ta zgjidhni të pasur me vitamina. Kremi i përditshëm duhet të ketë një faktor mbrojtës për të evituar që lekura të plaket para kohe.

Sidomos nëse shkoni në mal në muajt e dimrit, mos harroni mbrojtësin për lëkurën e fytyrës.  

4.Krem për duar

Shumë femra nuk kujdesen për dukjen e duarve të tyre, duke mos ditur se mu ato dëshmojnë për moshën e tyre. Andaj, është e rëndësishme që në çantën tuaj ta keni kremin për përkujdesjen ndaj duarve, të cilin duhet vënë rregullisht.

5.Maska për flokë

Këtë dimër blini maskën ushqyese për flokë të cilën duhet ta vendosni së paku një herë në javë. Maskën mund ta krijoni edhe në shtëpi, por e rëndësishme është që ajo të vihet në flokë në kohëzgjatje se paku 10 minuta.

6.Përdorni krem me bazë glicerine

Mund të përzieni pak krem glicerine me vaj bajameje dhe ta përhapni nëpër trup apo në fytyre çdo mëngjes.

7.Shmangni ujin e ngrohtë
Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë na kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëmton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve.

8.Mos lëpini buzët
Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë, disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit.

 

 

Pin It