Dita botërore e gjumit, flemë pak e keq, dëmtojmë shëndetin

Dita e sotme, 17 mars është dita botërore e gjumit, e vendosur nga World Sleep Society, e cila kujtohet për të tërhequr vëmendjen lidhur me çrregullimet që lidhen me orët e pakta të gjumit dhe fjetjen e keqe.

Gjatë viteve të fundit orët e gjumit gjatë natës janë reduktuar me 1.5- 2 orë.

Ekspertët këshillojnë që domosdoshmërisht të flihet 6 orë natën, pasi në të kundërt rrezikohen goditje në zemër, për të mos folur pastaj për lodhjen, vështirësitë në përqendrim, luhatjet e humorit, obezitetin, diabetin dhe depresionin.

Kështu që mjafton të ndalojmë një moment dhe të reflektojmë mbi sjelljet tona dhe mbi ndikimin që kanë orët e gjumit si fizikisht edhe psikologjkisht.

Ekspertët këshillojnë që të shmangen dremitjet gjatë ditës, vaktet e rënda në darkë dhe të mos rrihet zgjuar shumë vonë në mbrëmje.

Duke nisur nga keto baza Dita Botërore e Gjumit, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen mbi fuqinë ripërtëritëse dhe te shëndetshme të gjumit dhe pushimit, konsideruar si “ilaçi më i mirë i natyrës”.
10 rregullat për një gjumë të mirë
(Përpiluar nga ekspertët e WASM)
1 – Garantoji vetes një gjumë të rregullt. Për të fjetur rregullisht duhet percaktuar një orar per t’u shtrire dhe një për t’u zgjuar.
2 – Ndalohet egzagjerimi me dremitjet. Gjatë ditës nuk duhet të flihet më shumë se 45 minuta.
3 – Asnje ves para fjetjes. Në 4 oret para se të flihet, të evitohet konsumimi i tepert i pijeve dhe të mos tymoset duhan.
4 – Ndal kafeinës. Kjo substancë duhet të evitohet duke nisur nga 6 orë para fjetjes. Duhet evituar gjithashtu çaji dhe shumë pije të gazuara që permbajnë kafeinë si edhe cokollatat.
5 – Jo ushqime të rënda. Në 4 orët para fjetjes duhen evituar ushqimet e rënda, me erëza ose shume të sheqerosura. Mund te zëvendesohen me ushqime të lehta.
6 – Jo sportit natën. Te bësh aktivitet fizik të rregullt është e rëndësishme, por per te mos prishur cilësinë e gjumit nuk duhen bërë ushtrime para fjetjes.
 7 – Një shtrat i rehatshem. Për t’u çlodhur mirë është themelore që edhe çarcafet e shtratit të jenë të rehatshme.
 8 – Gjeni klimen më të duhur. Gjate natës temperatura duhet të jetë e pershtatshme dhe nuk duhet të shqetesojë gjumin. Dhoma duhet të ketë ajër të qarkullueshëm.
 9 – Asnje shperqendrim. Tingujt dhe zhurmat e bezdisshme duhet të evitohen. Edhe drita duhet reduktuar në minimum.
 10 – Dhoma e gjumit nuk është zyrë. Që të jete nje vend i nje clodhjeje të vertetë, në dhomën e gjumit nuk duhet punuar.
Pin It