Dita e lindjes së Robert Ndrenikës, mjeshtri mbush 76 vjeç

Në skenë prej më shumë se gjysmë shekulli, “Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika sot feston 76-vjetorin e lindjes.

Vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” ai është shkollë për studentët dhe eksperiencë për kolegët.

I madh në thjeshtësinë e tij, Ndrenika është shprehur se “një rol është si një kostum. Nuk vishet nëse nuk të rri mirë në trup”.

Për këto arsye, mjeshtri Dhimitër Anagnosti e cilëson “Një artist i mrekullueshëm, i cili i luan të gjithë zhanret, si komedinë, dramën, por edhe filmin dhe ekranin”.

Ndrenika ka një karrierë për t’u admiruar, të cilën do të dëshironte çdokush. Prandaj, Anagnosti mendon se është nder, që vendi ynë ka një artist të tillë.

Robert Ndrenika është një ndër figurat më kryesore dhe që ka lënë gjurmë në artin dhe kinematografin shqiptare me rolet e tij si dhe me interpretimet e tij me aq emocion dhe art brenda.

Robert Ndrenika…..
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.
Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat :
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti

/ATA/

Pin It