Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.  Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

“Promovimi i rolit pjesëmarrës të personave me aftësi të kufizuar dhe liderve të tyre në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm” është slogani i kësaj dite.

Pin It