“Shqipëriaqëduam.al” me shërbime të dedikuara gjatë gjendjes se jashtëzakonshme

Platforma e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al” përgjatë gjithë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme do të jetë në shërbim vetëm të atyre qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit apo të atyre që duan t kontribuojnë në forma të ndryshme. Duke mos ju përgjigjur ankesave të tjera të qytetarëve.

Këtë ndryshim në shërbimet që ofron kjo platformë e bëri të ditur vetë Kryeministri i vendit gjatë një takimi me anëtarë të tjerë të bashkëqeverisjes.

“Për sa kohë do zgjasë emergjenca, nuk do kemi mundësi t’iu përgjigjemi qytetarëve për problemet e tjera, përveç tërmetit. Unë do bëj çmos bashkë me ministrat që të mos bjerë ritmi. Kjo është një faqe e dedikuar për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti dhe ata që duan të ndihmojnë të prekurit”, – tha Rama.

https://www.shqiperiaqeduam.al/

Pin It