Dita Ndërkombtare e Muzeut, njihni 10 më të famshmit në mbarë botën

18 maji shënon ditën ndërkombëtare të muzeut. Në përkujtim të kësaj dite po prezantojmë 10 nga muzetë më të njohur në mbarë botën, si mbartës të historisë së zhvillimeve të ndryshme, historike, kulturore, sociale e politike. I gjeni të gjitha aty, në ndërtesat madhështore që mbajnë erë lashtësie…

1.Smithsonian, Washington, SHBA

 

 

Smithsonian është kompleksi më i madh i muzeve në botë dhe shtëpi e më shumë se 137 milionë objekteve. Sipas disa vlerësimeve nëse cdo ditë kaloni disa minuta duke shikuar objektet për 10 vjet do të arrini të shikoni vetëm 10 për qind të tyre. Para se të niseni për të  vizituar të 19 galeritë përgatisni planin për atë që ju intereson më së shumti dhe ato vizitoni. Atraksionet më të mëdha janë këpucët e kuqe që Dorothy i kishte veshur në filimin “Magjistari i Ozit”, dhe avioni i parë që e kanë konstruktuar vëllezërit Wright dhe Apollo 11.

 

2. Le Louvre, Paris, Francë

 

 

I vendosur në Paris, Le Louvre ose Grand Louvre është i njohur si nje prej muzeve më të njohura të artit në të gjithë globin. Ky monument historik është një godine me rreth 35.000 objekte historike që përfshijnë parahistorine deri tek objekte të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ky muze është i mrekullueshëm. Me rreth 10 milion vizitore ne vit Louvre-i është muzeu me i vizituar ne botë. Objektet më të famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj.

 

3.Muzeu i Akropolit në Greqi

 

 

Në vendin e Akropolit, ndërtesa diskrete është shtëpia e një koleksioni magjepsës arti dhe skulpturash dedikuar historisë fetare të Akropolit dhe të gjetura nga gërmimet aty. Muzeu i jashtëzakonshëm i Akropolit vizitorëve të vet u mundëson që përmes dyshemesë së qelqit të shohin gërmimet arkeologjike. Përvec kësaj, vizitorët për herë të parë mund të shohin objekte nga të gjitha anët, të ekspozuara në madhësinë reale dhe  të studiojnë detajet më të imta mbi to.

 

4. Hermitage, St. Petersburg, Rusi

 

 

Në muzeun Hermitazh, vizitorët  mund të vizitojnë më shumë se tre milionë objekte që nga koha e akullt e deri në shekullin e 20-të. Muzeun e ka themeluar perandoresha Katerina e Madhe në 1764, pasi kishte blerë një koleksion me 255 piktura në Berlin. Muzeu shtrihet nëpër gjashtë ndërtesa, ndërsa ai më impresiv është ai i Oborrit Dimëror. Përvec Pikasos, Gauguin, Cezanne dhe Da Vincit, vizitorët mund të shijojnë koleksionin privat të carit Nikolla II dhe Dhomën e Artë, e cila ruan kryevepra të Euroazisë dhe Orientit. Car Nikoll II i urdheroi hapjen e Hermitrazit për publikun në vitin 1852, ,që ishtë galeria e parë publike në të gjithë Europën Lindore. Koleksioni i tij ka mbi 3 milion vepra.

 

5. Muzeu Britanik, Londer, Angli

 

 

Ky muze ka disa nga koleksionet më mahnitese të artit kinez, aziatik dhe klasik, ku mumjet egjiptjane dhe guri Rosetta janë nga më të njohurat. Fakti më i rëndësishëm per muzeun Britanik është se hyrja është falas. Ai është themeluar në vitin 1753 dhe u ngrit mbi bazën e koleksionit të Sir Hans Sloane dhe më pas të artit që mblodhi Perandoria Britanike nëpër botë. Mbulon cdo aspekt të historisë dhe kulturës  njerëzore, duke përfshirë thuajse cdo civilizim të botës. Nësë do t’ju duhet të zgjidhni vetëm një vend në Londër për të vizituar, ky është padyshim Muzeu Britanik.

 

6.Muzeu Prado, Madrit, Spanjë

 


Muzeu Prado ka koleksionin më madhështor të veprave artistike të mbretërve dhe mbretëreshave spanjolle, të cilat i kanë mbledhur ndër vite. Pjesa kryesore e tij vjen nga familja mbretërore spanjolle, nga Hasburgët dhe nga Burbonët. Koleksioni me veprat e mjeshtërve të mëdhenj spanjollë si Velazquez dhe Goya, Prado ka edhe koleksionin e madh të artistëve italiane dhe flamane.

 

7.Muzeu Metropolitan, Neë York, SHBA

 


Muzeu Metropolitan i Artit është më i madhi në hemisferën veriore dhe mbulon të gjitha periudhat nga antika e deri tek e tashmja. Ka më shumë se dy milionë objekte, ndërsa hapsirat e tyre janë aq të mëdha sa që disa i quajnë muze të vecanta. Përvec historisë amerikane, muzeu ruan edhe vepra nga historia europiane dhe Egjipti. Vepra me impresive është “Adami dhe Eva”e Albercht Durerit, ndërsa përvec kësaj mund të shikoni vepra të Botticellit, Rembrandt, Degas dhe Rodin.

 

8.Muzeu i Vatikanit, Vatikan, Itali

 

 
Në më shumë se 1.400 dhoma vizitoret e muzeve të Vatikanit mund të shohin vepra të ndryshme botërore, të cilat i kanë mbledhur papat me shekuj. Me muzetë janë të lidhura edhe dhomat e Rafaelit, të cilat i ka pikturuar Rafaeli dhe Kapella Sistine, kupolën e së cilës e ka pikturuar Mikelanxhelo i famshëm, ndërsa përveç tyre nuk duhet të lini pa parë edhe ekspozitat egjiptiane dhe etruske. Origjina e muzeve të Vatikanit nis vetëm nga një skulpturë në mermer, e blerë 500 vjet më pare. Skulptura përfaqeson Laocoonte, prifti që sipas teologjise greke tentoi të bindte trojanet që të mos pranonte kalin e drurit. U gjet me 14 janar të 1506 në një vreshtari pranë basilikates së Santa Maria Maggiore. Një muaj më vonë skulpturat u ekspozua para publikut të Vatikanit.

 

9. Galeria Uffizi, Firence, Itali

 


Galeria Uffizi ruan një nga koleksionet më të mira të artit të periudhës së Rilindjes në botë. Në këtë muze gjenden të gjitha pikturat e famshme të piktoreve të Rilindjes italiane. Të gjithë piktoret e famshëm janë këtu. Por jo vetem kaq. Përveç piktorëve të Rilindjes, në këtë muze do të mund të shijoni edhe veprat e mjeshterve mesjetare dhe të Barokut,dhe  kryeveprën e Botticellit, “Lindja e Veneres”.

 

10. Rijksmuseum, Amsterdam, Holande

 


Në Rijksmuseum mund të shikoni më shume se 900.000 vepra, ku më interesantet janë veprat e mjeshtërve holandezë, Johannes Vermeer, Rembrandt van Rijn dhe mjeshtrit mesjetarë. Muzeu u rinovua në vitin 2012, dhe vitin e kaluar u rihap sërish. Atraksioni kryesor në këtë muze janë veprat mesjetare. Por këtu gjendet edhe piktura e famshme “Rojet e natës” (1638) e Rembrandt. Në këtë pikturë, një porosi kjo e milicisë së qytetit, e cila bënte kontrollet para zgjimit të qytetit, Rembrandi do të krijonte formatin më të madh të pikturave të tij me një lartësi prej 5m.

Pin It