Dobitë e dërgimit të salavateve

  1. Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu xh.sh. – thotë Pejgamberi .a.s.: “Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate” (Buhariu)
  2. Kthimi i salavatit prej Pejgamberit a.s. – “Nuk ka asnjë musliman që më përshëndet me selam e që All-llahu të mos ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”. (Imam Ahmed, Ebu Davud).
  3. Afërsia me Pejgamberin a.s. – “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.
  4. Kushtëzohet pranimi i lutjes pas salavatit – Transmeton Aliu r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka asnjë lutje që në mes saj e Qiellit nuk ka hixhab (pengesë) përderisa nuk dërgohet salavat mbi mua dhe vetëm pasi të dërgohet salavati ngrihet ajo pengesë”. (Tirmidhiu).
  5. Meleket luten për ata që dërgojnë salavat – Muhamedi a.s. ka thënë: “Allahu ka krijuar një grup meleket të cilët i urdhëron të kërkojnë vendtubime aty ku përmendet Allahu. Nëse gjejnë vende të tilla, ndalen pranë tyre, ku bëjnë amin në lutjet e besimtarëve të pranishëm, nëse ata dërgojnë salavat, melaiket së bashku me ta dërgojnë salavat, derisa besimtarët të shpërndahen, pastaj melaiket i thonë njëri tjetrit, lum për këta që po kthehen të falur prej Allahut”.
  6. Të fituarit e shefa’atit (ndërmjetësimit) të Muhamedit a.s. – “Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj prej Allahut kërkoni Vesilen për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon vesilen për mua, më është lejuar t’i bëj shefa’at atij”.
  7. Përkujtimi për Pejgamberin a.s. – “Prej ditëve më të mira tuajat është dita e Xhumasë, në të cilën ditë u krijua Ademi a.s., në atë ditë edhe vdiq, atë ditë fryhet në sur dhe atë ditë ngjan kiameti, prandaj shumë dërgoni salavate atë ditë, sepse vërtet salavatet tuaja arrijnë tek une”. Sahabet e pyetën: “O i Derguar si të vijnë salavatet nëse atëherë nuk do të. Dërgimi i salavateve gjatë hyrjes në Xhami – Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur dikush të hyjë në xhami le të më përshendesë me selam dhe le të thotë: “O Allah më hap dyert e mëshirës Sate”. (Ibni Hibbani)
  8. Shpëtimit nga vështirësitë – Nga Sehl ibn Sad transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi a.s. duke iu ankuar për problemet e shumta jetësore, varfërinë e madhe dhe vështirësitë e ndryshme, atëherë Muhammedi a.s. i tha: “Kur të hysh në shtëpinë tënde iu jep selam është dikush aty apo jo, pastaj më dërgo salavat mua dhe lexo Kul Huvallahu Ehad”. Ky njeri filloi të vepronte në ketë mënyrë derisa gradualisht filloi t’i përmirësohet gjendja. Zoti ia shtoi pasurinë aq shumë saqë ai u shpërndante të afërmëve dhe fqinjëve të tij.
  9. Në vend të dhënies së Sadakasë – Nga Ebi Seid r.a. transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kur dikush nuk ka mundësi të japë sadaka, në lutjen e tij le të thotë: “Allahumme Sali ala Muhammedin abdike ve Resulike ve Sali alel Muminine vel Muminat vel Muslimine vel Muslimat”. (O All-llah derdh bekimet mbi robin dhe të dërguarin Tënd – Muhammedin a.s., dhe mbi besimtarët dhe të nënshtruarit e Tu).
  10. Përfitimi i mëshirës Hyjnore – Nga Umer ibni Hattabi transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kushdo që ka marrë abdes le të thotë më pas: “Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve enne Muhameden abduhu ve Resuluhu”, pastaj le të më dërgon salavat, sepse këtij besimtari do t’i hapen dyert e mëshirës së Zotit
  11. Të paraqiturit e salavatit tek Pejgamberi a.s. – Nga Ebu Hurejra, Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush më dërgon salavate pranë varrit tim e dëgjoj atë, ndërsa kush më dërgon salavat nga larg, unë e di atë.
Pin It