DPT: Tatimpaguesit brenda 31 marsit të dorëzojnë pasqyrat financiare

Tatimpaguesit duhet që brenda datës 31 mars të 2017 të dorëzojnë formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar në udhëzimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Po ashtu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore brenda datës 31 mars të 2017 bilancin kontabël ku përfshihen aktivet, pasivet dhe kapitali, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyrën e ndryshimeve në kapital, pasqyrën e fluksit të parasë ose pasqyrën e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow),

Në dokumentacionin shtesë të kërkuar në bazë të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare, pëfshihen kontratat e qirasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi, gjendja e inventarit të mallrave për shitje, inventari i mjeteve të transportit në pronësi.

 

 

Pin It