Australi: Liqeni i njelmët Amadeus, depo gjigande e kripës

Amadeus është liqeni më i madh i njelmët në territoret veriore të Australisë. Njihet si depo gjigande e kripës dhe është i krijuar nga bjeshkët e afërta para 500 milionë vjetësh.

Për shkak të thatësirave, ky liqen mbushet me ujë vetëm gjatë periudhave me shi, ndërsa në shumicën e kohës aty mund të shihen vetëm shtresa të trasha të kripës. Ky liqen ka rreth 600 milionë tonë kripë.

Brenda liqenit të madh ndodhen me dhjetëra ishuj të vegjël nga rëra e kuqe, që e bëjnë peizazhin të duket si një pikturë abstrakte.

 

Pin It