Liqeni i veçantë në Australi, merr ngjyrë sipas motit

Australia njihet për bukuritë e veçanësitë e natyrës. Në Viktoria të Australisë gjendet një liqen ndryshe, i cili merr ngjyrë në varësi të motit.

Ai merr ngjyrë rozë për shkak të algave që gjenden në ujë. Algat mbledhin pigmentin rozë në bazë të disa rrethanave të caktuara, siç është niveli i madh i kripës në ujë dhe temperaturat e larta.

Ndërsa gjatë muajve të nxehtë të verës kripa reflekton dritën e diellit, gjë që e bën ujin të duket i bardhë.

 

 

 

Pin It