Të shohësh rrezet e para të diellit pas një dimri të errët

Ndjekja e rrezeve të para të diellit është një ndër përvojat më të veçanta që mund të përjetoni në arkipelagun Svalbard të ndodhur mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut, veçanërisht për vendasit pas një dimri të gjatë me muaj pa dritë.

Çdo dimër Svalbard mbulohet nga errësira e plotë për disa muaj. Në ishullin mët e madh të këtij arkipelagu njerëzit nuk e shohin diellin për katër muaj rresht. Në këtë sihull jetojnë më shumë të rinj dhe banorë të përkohshëm të cilët vijnë për arsye turizmi e studimi, pasi për arsye të izolimit gratë nuk lejohet të lindin në këtë ishull dhe njerëzit largohen pasi arrijnë moshën e pensionit, për shkak të vështirësive të jetesës këtu.

Banorët këtu kanë pesë stinë: panverë, verë, vjeshtë, dimër i errët dhe dimër me dritë. Ky dimri i dytë, shkurt-mars, është i preferuari i banorëve. Ngjyrat e qiellit dhe sipërfaqeve të dëborës ndryshojne disa herë në ditë.

Në verë këtu ndodh e kundërta, dielli zgjat 24 orë pa u larguar nga qielli. Një mrekulli e krijimit.

 

 

Pin It