Fëmija nuk ha, çfarë të bejmë?

Ushqimi te fëmijët ndonjëherë kthehet në shqetësim për nënat. Disa ushqime janë të preferuarat e fëmijëve e ndërkohë disa të tjera nuk pëlqehen. Çfarë duhet bërë në këtë rast? Ja disa këshilla.

1.Ofroni larmi zgjedhjesh të shëndetshme, edhe nëse fëmija juaj i refuzon në fillim. Shumë fëmijë marrin kohën e tyre të nevojshme përpara se të provojnë një ushqim të ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion.

2.Nuk i do zarzavatet? Fëmijët mund të thonë “i sa e shpifur” pa e provuar. Bëni durim, me siguri do ti hanë një herë tjetër! Jepjuni mundësinë t’i zgjedhin vetë.

3.Mos vallë fëmija juaj pi më shumë seç ha? Mos lejoni të mbushet stomaku i tyre me lëngje të tepërta, qoftë edhe qumësht apo lëngje frutash.

4.Nëse ha shumë sheqer në mëngjes do të kërkojë edhe në darkë. Zgjidhja është një mëngjes i pasur në fibra, si kos me tërshërë, stafidhe, bajame dhe mollë.

5.Disiplinoni orarin e të ngrënit, është e nevojshme për të rregulluar sensorët e urisë dhe ngopjes.

6.Mos thoni “mjafton të hajë diçka”! Kjo nuk është zgjidhja e problemit, thjesht e bën atë edhe më të vështirë.

Ndërkohë për t’i stimuluar oreksin mund të përgatisni një caj.

Zieni në një kupë ujë 1 lugë të madhe xhenxhefil të grirë, 1 lugë të vogël fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjaltë dhe lëng limoni ose portokalli.

 

Pin It