Australi, papagajtë vënë në rrezik shpërndarjen e internetit

Kompania National Broadband Network (NBN) ka thënë se ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë duke rregulluar kabllot e përtypura nga zogjtë.

Sipas një raporti të fundit Broadband australian është kritikuar se është shumë i ngadalshëmajo dhe renditet e 50-ta në botë për shpejtësinë e internetit.

Fajtorët kabllo të përtypur dhe të rrëmbyer janë cockatoos ( një lloj papagalli që zakonisht ha fruta, arra, dru dhe leh).

“Ata vazhdimisht mprehin sqepat e tyre dhe si rezultat sulmojnë dhe shkatërrojnë çdo gjë që munden.Këto zogj janë të pandalshëm kur janë  në tufë,” tha bashkë-projekti menaxheri Chedryian Bresland për një artikull në faqen e internetit të kompanisë të premten.

NBN ka zëvendësuar kabllot e energjisë dhe fibrave me kosto 80,000 dollarë.

Kompania thotë se po instalon  një shtresë mbrojtëse e cila kushton vetëm 14 dollarë, që do të mbrojë telat nga zogjtë dhe do të shpëtojë rrjetin e tyre tre miliardë dollarësh.

Pin It