Gjykata i hap rrugë ndërtimit të dy hidrocentraleve në Valbonë

Gjykata ka vendosur që ndërtimi i dy HEC-eve në Valbonë duhet të vazhdojë, duke hedhur poshtë padinë e banorëve të zonës dhe të shoqatës “Toka”. Trupa gjykuese ka argumentuar vendimin duke thënë se ndërtimi i HEC-eve është konform ligjit dhe respektimit të procedurave të nevojshme.

Në padi, 27 banorë të fshatrave përreth kërkonin ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve, ndërsa ka rënë në sy edhe mbështetja e shumë organizatave të tjera vendase e të huaja, por edhe e trupit diplomatik si ambasada gjermane.

Krahas dëmit ekologjik, banorët kishin shprehur shqetësimin se puna për ndërtimin e HEC-eve ka vazhduar me ritme të shpejta dhe shpërthimet e dinamitit tronditin çdo natë shtëpitë, ndërkohë që shtrati i lumit është tharë.

Burimi: Tiranapost.al

Pin It