Drama “39 hapat” premierë në skenën e Teatrit Metropol

Drama “39 hapat”. do te jete premierë në skenën e Teatrit Metropol  në datat 14 – 31 prill 2017, në vijim të sezonit artistik. Vepra e autorit të njohur Patrick Barlow në teatër vjen me regji nga Qëndrim Rijani.

Për këtë vepër janë zhvilluar audicione pranë këtij teatri. Në audicione kanë marrë pjesë 26 aktorë për premierën “39 hapat”. Pas tre ditë audicione, kasti i kësaj premiere u përzgjodhën aktorët Neritan Liçaj, Marin Orhanasi, Donald Shehu dhe Jonida Vokshi.

Regjisori Qëndrim Rijani me këtë vepër vazhdon bashkëpunimin me këtë teatër, pasi dhe më herët nuk kanë munguar shfaqjet e tij në skenën e Metropolit. Kjo është një vepër, që është zgjedhur nga bordi i këtij teatri, ku regjia më pas iu besua regjisorit Qëndrim Rijani.  “Kjo vepër e autorit Patrick Barlow është e vështirë, shumë komplekse dhe për një lloj teatri dokuteatër, që nuk është eksperimentuar tek ne. Nuk po e shpik unë për herë të parë, por këtu në trojet tona nuk është eksperimentuar një teatër i tillë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka qenë problem në përzgjedhjen e aktorëve me ato karaktere, që duhet të luhen në shfaqje”, tregon regjisori Rijani mbi veprën që tashmë është pjesë e sezonit artistik.

Regjisori Qëndrim Rijani është mjaft aktiv në skenën e teatrit brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Në aktivitetin e tij me teatrin ai është vlerësuar me çmime të ndryshme në festivale. Në Tiranë ai rikthehet me këtë projekt në Metropol, pasi solli për publikun veprën “Gënjeshtër pas gënjeshtre”,  shkruar nga Anthony Neilson në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me dramën e autorit Federiko Garsia Lorka, “Shtëpia e Bernarda Albes” Qëndrim Rijani u prezantua para artdashësve korçarë, duke vijuar sërish bashkëpunimin me këtë teatër pas veprës “Doktor Shuster”. Ndërsa sa është aktiv në skenat brenda Shqipërisë, dhe në skena të tjera në Maqedoni regjisori me veprat që ka sjellë në teatër ka qenë pjesë e jetës artistike dhe vlerësimeve të saj/ATA

Pin It