Duaja kur fryn ere dhe bie shi

1 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Era është prej mëshirës së Allahut e cila vjen me mëshirë ose me ndëshkim. Prandaj, nëse ajo vjen mos e fyeni, por luteni Allahun që përmes saj t’ua sjell hajrin, ndërsa kërkoni mbrojtjen e Allahut prej të keqes së saj.”

2 – Kur era fillonte të fryjë me të madhe, Profeti salallahu alejhi ue selem thoshte:

“O Allahu im, kërkoj nga ti të mirën e saj, të mirën që ka në të dhe të mirën me të cilën dërgohet. Gjithashtu, më mbroj prej të keqes së saj, të keqes që ka në të dhe prej të keqes që është dërguar me të.”

3 – Kur Profeti salallahu alejhi ue selem shihte që retë po tuboheshin lartë në qiell, e linte punën dhe lutej:

“O Allah im, kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e saj.”

Dhe kur binte shi, thoshte:

“O Allah, bëje këtë shi të begatshëm dhe të dobishëm.”

Shejkhul Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 86-87
P.Muslimane

Pin It