Duhani, i rrezikshëm edhe nëse konsumohet rrallë.

Secilit prej nesh i ka rastisur të ketë në rrethin shoqëror  persona që e konsumojnë duhanin rregullisht, si dhe të tjerë që e konsumojnë atë me raste. Të tymosësh duhanin me raste mund të duket si e padëmshme, por një studim i kryer kohët e fundit ka provuar se ky veprim mund të jetë po aq e rrezikshëm sa të tymosurit rregullisht.

Duhanpirësit e rregullt dhe ata që e tymosin atë rrallë  janë njësoj të rrezikuar ndaj tensionit dhe kolesterolit të lartë, apo sëmundjeve të zemrës. “Moskonsumimi është zgjidhja më e mirë. Edhe ndezja në raste të veçanta është e rrezikshme për shëndetin,” tregon profesori Kate Gawlik.

1 në 10 pjesëmarrës të studimit, shumica e të cilëve të rinj në moshë, thanë se pinin ndonjëherë duhanin. Ata që tani ishin të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës.

Pin It