Dy bimët që ju ndihmojnë në mbrojtjen e syve

sinus

Alergjitë dhe infektimi i syve janë ndër sëmundjet që i shqetësojnë sytë. Për kurimin e këtyre sëmundjeve, mjekësia popullore sugjeron disa bimë të saj.

Hurma

Përdorimi i shpeshtë i hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë. Mjekësia popullore i  përdor pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj.

Patatja

Patatja është zëvendëse e  bukës, edhe pse nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut.

Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve, si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj.

Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.

 

Pin It