“E pashë atdheun lakuriq, mundohej të këpuste një degë dafine”-Trifon Xhagjika

Ndihmomëni të qesh

Nuk mundem

nuk mundem

nuk mundem!

E pashë atdheun lakuriq

(vetëm pa miq e shokë)

mundohej të këpuste një degë dafine

nga lavdia e shekujve…

Atdheun e dija të rritur,

por sa i vogël qenka,

asnjë degë nuk e këpuste dot!

E mora atdheun për dore

ta rris në zemrën time.

Vëllëzër,

po e kërkuat Atdheun

e kam unë .

Ndihmomëni të qesh

ndihmomëni të gëzoj

Atdheu është lakuriq!

 

Trifon Xhagjika

(Poet i pushkatuar nga diktatura)

Pin It