Edhe njëherë Bismil’lah…

Edhe njëherë Bismil’lah, me Zbuluesin e të fshehtës së urtësisë së ekzistencës së botës, që ekzistonte përpara çdo gjëje tjetër në planin e dijes hyjnore, kurora e gjithë banorëve të tokës dhe të qiellit, i cili, me mesazhet e Tij universale u bë udhërrëfyes i mbarë njerëzimit… krenaria e banorëve të krejt hapësirës, Ai që vështirë t’ia gjesh shokun dhe që të gjithë, për breza me radhë, e thërrisnin si Mbret i profetëve… Ai që të gjithë e shihnin si më i dallueshmi në mes të krijesave të krijuara prej Krijuesit… rrezet e dritës dhe ndikimi i të Cilit gjente çdoherë, medoemos, hapësirë për të ndjellë besim ndër zemrat e hapura… të Cilin të gjithë e përkujtonin me cilësinë e të qenit maja më e lartë e botës fizike dhe shpirtërore… para të Cilit nuk mund të gjeje dot një njeri tjetër që t’i bartte aq denjësisht sa ai cilsitë e qashtërsisë, ndershmërisë, besnikërisë, besimit, zgjuarsisë dhe aftësisë për t’i udhëzuar njerëzit drejt së drejtës…

Pin It