Kalendari historik, 12 prill

12 Prilli është dita e 102-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 263 ditë

 

 

.

 

1654 – Londër; shpallet Bashkimi i Anglisë dhe Skocisë, Mbretëria e Bashkuar miratohet nga Këshilli i Shtetit.

1823 – Realizëm & Soc-realizëm; Lindi në Moskë Aleksander Nikolaieviç Ostrovski, dramaturg, një nga përfaqësuesit kryesorë të periudhës së realizmit rus; dramat e tij janë ndër pjesët më të lexuara e më të shfaqura në Rusi. Ai shkroi 47 drama, krijoi 728 karaktere, në dukje të ngjashme, por jo dy prej tyre të njëjtë, sipas kritikëve.  Aleksandri vdiq më 1886; nipi i tij, Nikolai Ostrovsky (1904 – 1936) do të bëhej shkrimtar i realizmit socialist, i njohur për romanin “Si u kalit çeliku”.

1857 – Në Francë, Gustave Flaubert boton romanin “Madame Bovary”, rrëfim klasik i dashurisë dhe ndëshkimit; portret i gruas dhe tradhëtisë bashkëshortore. Libri u kritikua dhe u ndalua për një periudhë. Flaubert, ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsië perëndimore, njihet gjithashtu për epistolarin e pasur, perfektsionizmin në art dhe në stilin e të shkruarit.

1894 – Britania dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Afrikës Qendrore.

1919 – Parlamenti britanik miraton javën 48-orëshe të punës, si dhe pagën minimale (paga më e ulët e lejueshme).

1931 – Votuesit spanjollë refuzojë monarkinë – duke shkaktuar përçarje, të cilat çuan në Luftën e Madhe Civile.

1935 – Radio – Transmetohet për herë të parë programi “Hit Parade” me këngët më mira.

1935 – Gjermania ndalon botimin për shkrimtarët  “jo – arianë”.

1938 – SHBA, shteti Nju Jork kërkon për here të parë me ligj që çiftet duhet kryjnë ekzaminim mjekësor para se t’u jepej  leja e martesës.

1945 – Vdiq Franklin Roosevelt (63 vjeç) – Nënpresidenti Harry Truman betohet si president. Rusvelti (me këmbë të paralizuara nga poliomeliti) u zgjodh president në nëntor të vitit 1932 – në 100 ditët e para të presidencës së tij, në Amerikë kishte 13 milionë të papunë  dhe pothuajse çdo bankë ishte mbyllur. Më 1935, vendi kishte hyrë në rrugën e rimëkëmbjes. Në vitin 1936, Rusvelti u rizgjodh me një shumicë të madhe votash; po kështu edhe në vitin 1940, 1944. Ai është presidenti i vetëm amerikan, i zgjedhur për katër mandate. Pas tij, Kongresi miratoi ligjin; një president mund të zgjidhje për jo më shumë se dy mandate. Ndërsa luftës së dytë botërore po i afrohej fundi, shëndeti i Rooseveltit u përkeqësua. Në shkurt ndërsa presidenti ndodhej në Konferencës e Jaltës, Lord Moran, mjeku u kryeministrit britanik Winston Churchill, duke komentuar mbi shëndetin e tij tha se presidenti ishte duke vdekur. Dy muaj më pas, më 12 prill 1945, presidenti i 32-të i SHBA-së, vdiq nga një hemorragji cerebrale, në Warm Springs, Xhorxhia

1955 – Vaksina e kundër poliomelitit e zhvilluar nga doktori amerikan Jonas Salk u shpall “e sigurt, efektive, dhe e fuqishme”

1961 – BRSS, Kozmonauti sovjetik Yuri Gagarin bëhet njeriu i parë në hapësirë dhe njeriu i parë në orbitën e tokës në një anije hapsinore

1992 – Parku Euro Disney në Marne – la- Vallee, Francë, hap dyert për herë të parë.

1997 – Pretenduesi i fronit mbretëror të Shqipërisë Leka I u kthye në Shqipëri pas 58 viteve .

2012 – Universiteti Oxford dhe biblioteka e Vatikanit njoftojnë se mbi 1,5 milionë faqe të teksteve të lashta do të vihen në dispozicion të publikut në internet.

2013 – Një objekt-monument i krijuar nga dora e njeriu – 10 metra i lartë, 60 ton, prej vitit 2000 pes – zbulohet në detin e Galilesë.

 

Lindje

1852 – Ferdinand Lindemann, matematikan gjerman (vdiq më 1939)

1917 – Xhemajl Bijediq, politikan boshnjak (vdiq më 1977)

1947 – Tom Clancy, shkrimtar amerikan

1947 – David Letterman, komik amerikan

1948 – Joschka Fischer, politikan gjerman

1979 – Claire Danes, aktore amerikane

1885 – Robert Delaunay, artist francez

 

Vdekje

1945 – Franklin D. Roosevelt,politikan amerikan, kr

Pin It