Edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë

Ka nisur dje në Kosovë Edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Frankofon.

Filmi “Jalouse” i David dhe Stéphane Foenkinos,  u prezantua nga vetë regjisorët e filmit.
Një takim letrar do të mbahet të martën, me 21 nëntor, në orën 09:00 në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës rreth përshtatjes së veprave letrare në kinema nga vëllezërit Foenkinos, të cilët rregullisht bashkëpunojnë në projektet e veprave dhe filmave.

Aktivitetet do të vazhdojnë në kinema dhe me shfaqje çdo mbrëmje në orën 19:00 në Cineplexx prej  dates 20 deri më 24 nëntor. Një mbrëmje e kinemasë belge do të mbahet të premten, më 24 nëntor, në ora 19:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës, me shfaqjen e filmit “Tokyo Fiancée”.
Festivali do të vazhdojë me 25 dhe 26 nëntor në kinemanë “Jusuf Gervalla” në Pejë, në bashkëpunim me ekipin e festivalit Anibar.

Në fund, më 30 nëntor, shfaqja e filmit Tapis Rouge do të mbahet në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti i Filologjisë) për studentët. Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. /ATA/

 

Pin It