Njih një njeri nga pyetjet më tepër se nga përgjigjet e tij…

Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash.

Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë.

Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve.

Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që ai nuk i ka bërë.

Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar.

Gjykojeni një njeri nga pyetjet e tij më tepër se nga përgjigjet e tij.

Çohu në këmbë, thuaji mendimet e tua, deklaroje të vërtetën tënde, që të gjithë të mund ta ndajnë; ji i guximshëm, shpalle atë kudo: Jetojnë vetëm ata që guxojnë.

Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim.

Sa e këndshme është për një baba të ulet pranë fëmijës së tij. Është si një plak që rri nën hijen e një lisi që ai e ka mbjellë.

A ka dikë aq të mençur sa të mësojë nga përvoja e të tjerëve?

Është e dhimbshme që, për qenë patriot i mirë, duhet të bëhesh armiku i pjesës tjetër të njerëzimit.

Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj.

Nuk është dashuria ajo që duhet të përshkruhen si e verbër, por dashuria ndaj vetes është e tillë.

Asnjë flok dëbore në një ortek, nuk ndihet ndonjëherë përgjegjëse.

Veshi është rruga drejt zemrës.

Volter

Pin It