Ekspertët rekomandojnë: Mos i jepni ujë foshnjave deri sa të fillojnë ushqimin

do-babies-need-water-20130212084541-jpg-q75dx720y432u1r1ggc

Ekspertët i këshillojnë prindërit të shmangin ushqyerjen me ujë të bebeve, të paktën deri sa të mbushin 6 muajsh.

Ushqyerja me ujë nuk i privon të sapolindurit vetëm nga marrja e lëndëve ushqyese të rëndësishme, por mund të çojë edhe në intoksifikim fatal nga uji.

Edhe pse shumë prindër e shohin ujin si një opsion i shëndetshëm për bebet e tyre të sapolindur, ai mund të çojë në pasoja shumë të rënda nëse e teproni me të (nëse u jepni më shumë ujë seç duhet)

Derisa të mbushin gjashtë muajsh, disa ekspertë rekomandojnë që fëmijët të ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Në uebsajtin e NHS thuhet: “Bebet që ushqehen me gji nuk kanë nevojë për ujë derisa të fillojnë të hanë ushqime”.

Edhe ekspertja Katie Keratsky, nga uebsajti Mayo Clinic, jep të njëjtën këshillë: “Edhe në ditët shumë të nxehta, bebet mund të marrin hidratimin e duhur nga qumështi i nënës”.

Qumështi i nënës përmban disa nga vlerat ushqyese më të rëndësishme për bebet, që i ndihmojnë ata të rriten.

Disa nga lëndët më të rëndësishme, si proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, nuk gjenden tek uji.

Edhe pse uji i ngop bebet, ai nuk u siguron të njëjtën energji ose vlera ushqyese për të cilat kanë nevojë për t’u rritur.

Në disa raste, sasia e lartë e ujit mund të jetë fatale për foshnjat.

“Intoksikimi i ujit ndodh kur konsumoni shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohe dhe nivelet e sodiumit në gjak bien duke shkaktuar një situatë tragjike”, thote Katie.

Pin It