Ekspertët tregojnë si të mbajmë higjenën personale ideale

Higjena personale është baza e një jete të shëndetshme,  siç neglizhenca e saj mund të ketë pasoja negative për shendetin.

Kur flasim për rutinën ditore të higjienës, shumë prej nesh mund të mendojnë se e kryejnë atë në mënyrën më të mirë. Përtej praktikave tona të përditshme në lidhje me higjenën personale, ekspertët kanë arritur në përfundimin se:

-Flokët për një lëkurë normale ose të thatë, mjafton të lahen një ose dy herë në javë.

-Dhëmbët rekomandohet të pastrohen dy herë në ditë nga dy minuta. Preferohet që njëherë t’i pastroni në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

-Trupi duhet  të pastrohet një herë në dy-tri ditë, edhe pse kjo varet nga vendi  ku jetoni dhe sa shpesh bëni ushtrime fizike. Sa i përket kohës më të mirë për të bërë dush mëngjes apo në mbrëmje, kjo varet nga shumë faktorë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, koha ideale për t’u pastruar  mund të jetë gjatë natës.

-Ndërsa për thonjtë varet se sa të gjatë doni t’i keni, por një ose dy herë në çdo dy javë mund të mjaftojë.

 

 

Pin It