Festival i Kanës mbush 70 vjeç, me 13 prill shpallet programi

Edicioni i 70-­të i Festivalit të Kanës do të mbahet nga 17 deri me 28 maj, ndërsa në faqen zyrtare është deklaruar se me 13 prill, në Paris do të shpallet programi zyrtar i festivalit.

Festivali i Filmit në Kanë është ndër më të rëndësishmit në Europë dhe padyshim një synim i regjisorëve botërorë. Juria e edicionit të 70-­të do të kryesohet nga regjisori i njohur Pedro Almodovar. Regjisorët që flitet se mund të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare për të fituar Palmën e Artë në Kanë këtë vit janë Michael Haneke, Roman Polanski, Ruben Ostlund, Xavier Beauvois e regjisorë tjerë.

Vitin e kaluar Festivali pati një jehonë të madhe pasi la jashtë regjisorin Emir Kusturica, ndërsa këtë vit debati ka nisur me fotografinë e Claudia Cardinale në posterin e Festivalit, në të cilën është ndërhyrë për ta bërë më të bukur e të përshtatshme Cardinalen.

Pin It