Ekuilibra drejtësie

Islami ka ardhur si një mesazh ekuilibri dhe drejtësie, që synon të vendosë harmoninë në univers përkundër të gjitha llojeve të teprimit. Në përballjen me të këqijat, ai nuk e sheh, as padrejtësinë të këndshme, duke iu përulur krejt pasiv dhe i plogësht, e aq më pak duke ulëritur se jam duke u përballur me vetë padrejtësinë, por duke zbatuar gjithfarë padrejtësish apo duke e tepruar me sjelljet e tij, çka çon njëfarësoj po në padrejtësi. Kur i duhet, besimtari di të jetë një kështjellë e pamposhtshme, duke ditur si të qëndrojë përballë padrejtësisë si një krah i papërkulshëm dhe duke bërë çdo përpjekje të nevojshme, pa iu frikësuar kurrgjëje, për të ngritur të vërtetën në piedestal. Megjithatë, në kuptimin e tij të përgjithshëm, ai është përherë i drojtur dhe i thjeshtë përballë Allahut (xh.xh.), me sjelljen e tij të përjetshme të karakterizuar prej mëshirës, keqardhjes dhe butësisë.

Pin It