Një portë e hapur për meditim…

Në Kur’an thuhet: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në zëvendësimin reciprok të natës me ditën ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Kur’ani, Ali Imran: 190).

Me të vërtetë, në lindjen dhe perëndimin harmonik të hënës e diellit, në rregullsinë marramendëse sipas së cilës ndodhin dukuritë, ka shembuj domethënës për ata që munden të mendojnë. Bashkëshortja e Profetit, Ummi Seleme, thotë se ai ka qarë kur është zbritur ky ajet si dhe qante sa herë që e lexonte. Profeti, Zotëria i kohës e i hapësirës (s.a.s), një natë, në namazin e natës, e pati kënduar këtë ajet e pati qarë. Ky dhe ajete të tjerë të ngjashëm që konsiderohen një portë e hapur për mendimin, meditimin dhe arsyetimin si dhe nga një udhëzues më vete në rrugët e hapura drejt klimës së meditimit, kanë rëndësi shumë të madhe për të treguar se cilat janë dimensionet e jetës meditative në Islam.

Pin It