Moti, e enjte 22 mars 2018

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore. Pas mesditës, ka një fuqizim të përkohshëm të reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 3°C në mëngjes por rënie më të ndjeshme sjell mesdita në orët e mbrëmjes në gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 6 ballë.

Pin It