Bebi juaj eshte i shëndetshëm, këto shenja e tregojnë

E pyesni shpesh veten nëse fëmija juaj është duke fjetur mjaftueshëm, duke u ushqyer mjaftueshëm e me rradhë? Ja cilat janë shenjat që do t’ju tregojnë se fëmija juaj është lumtur dhe i shëndetshëm.

  1. Fëmija qetësohet nga prekja apo zëri juaj-Kjo tregon që keni një marrëdhënie të mirë

Nëse fëmija juaj qetësohet nga prania juaj tregon se ka një marrëdhënie të mirë mes jush, pra fëmija juaj ka filluar të zhvillohet mirë emocionalisht.

  1. Jeni duke ndërruar më shumë se 6 bebelina në ditë-Do të kuptoni se fëmija është duke marrë mjaftueshëm qumësht dhe po rritet në një mënyrë të shëndetshme

Ju nuk duhet të fiksoni vëmendjen tuaj vetëm tek sasia e qumështit që fëmija pi në një vakt, pasi fëmijët shpesh nuk konsumojnë të njëjtën sasi në çdo vakt dhe çdo ditë.

  1. Fëmija është i qetë dhe i vëmendshëm për një pjesë të mirë të ditës-Fëmija ka filluar të studiojë botën dhe të mësojë

Në momentin që fëmija është i qetë dhe i vëmendshëm është duke mësuar më shumë rreth ambientit që e rrethon. Kjo mund të fillojë të ndodhë nga muaji i parë kur fëmija fillon të qëndrojë më gjatë zgjuar.

  1. Fëmija reagon duke kthyer kokën ndaj një tingulli ose mban qetësi për të dëgjuar më mirë-Dëgjimi i tij po maturohet dhe po përdor trurin për të dalluar tingujt

Dëgjimi fillon të zhvillohet që në barkun e nënës, por më pas fëmija fillon të krijojë preferenca dhe të ndajë tingujt.

  1. Vëzhgon pikturat, ngjyrat dhe lëvizjet—Shikimi po përmirësohet dhe truri i fëmijës po zhvillohet edhe më shumë

Fëmija deri në muajin e parë nuk shikon më larg se fytyra e nënës që e ushqen me gji dhe më pas fillon të shikojë edhe në distanca të tjera. Ngjyrat e theksuara e tërheqin vëmendjen e tij.

  1. Bën kontakt të mirë me sy, qesh, belbëzon dhe “flirton” me njerëzit-Fëmija është duke u socializuar dhe është një qënie e lumtur

Kontakti i parë sy me sy zakonisht fillon rreth muajit të parë dhe buzëqeshja rreth muajit të dytë etj. Të gjitha këto veprime tregojnë se bebi juaj është duke u lidhur në mënyrë të mirë me botën e jashtme. Të gjithë këta elementë janë tregues të mirë të zhvillimit gjuhësor.

  1. Qan më pak dhe fle më mirë-Sistemi nervor është duke u maturuar

Nëse ju vendosni një rutinë fëmija do t’i përgjigjet mjaft mirë.

  1. Fëmija fillon të mbajë peshën e trupit të tij-Muskujt janë duke u forcuar

Rreth muajit të 3 të jetës fëmija fillon të mbajë kokën e tij në pozicion si edhe fiton një sërë aftësish të tjera që kanë lidhje me forcimin e muskujve.

Pin It