Mosha e duhur për t’i vendosur jastëk bebes në krevat

Nëse keni disa muaj që jeni bekuar me një femijë, me siguri që përpiqeni të jeni të kujdesshëm në cdo aspekt që ai të rritet i shëndetshëm. Meraku i prindërve mund të arrijë deri aty sa ta vezhgoni atë teksa fle dhe të pyesni veten nëse koka e tij e vogël do të ishte më rehat duke pushuar në një jastëk të butë. Por tashmë ai ka mësuar se si të levizë kokën dhe të rrotullohet në krevat. Ju mund të pyesni veten se çfarë mund të shkojë keq nëse i vendosni jastëkun? Fatkeqësisht t’i vendosësh një jastëk për të fjetur një bebi nën moshën 2 vjeçare mund të ketë pasoja serioze.

Për prinderit që janë të shqetësuar se bebet e tyre mund të mos jenë rehat duke fjetur pa jastëk sipas “Akademisë Amerikane të Pediatërve” kundërshtohet kjo gjë, por ekspertët gjithashtu bien dakord se pas moshës 12 mujore rreziku i mbytjes së bebit ulet ndjeshëm.

Dr.Karamchandani, ish-drejtori i kësaj akademie thotë se rekomandimet për sigurinë e bebeve në krevat janë bërë për bebat nën 12 muajsh, por rreziku i mbytjes aksidentale është i pranishëm edhe te bebet mbi këtë moshë. Për sa kohë që vogëlushi juaj është ende në krevatin e tij të bebit, shmangni objektet që mund të shkaktojnë mbytjen e tij. Kur vogëlushi juaj të kaloj në një krevat më të madh, respektivisht pas vitit të dytë ju mund t’i vendosni një jastëk të sheshtë e të vogël, të ngjashëm me ata që përdoren gjatë një udhëtimi me avion.

Pin It