Parashikimi i motit, e martë 12 shtator 2017

Orët e para të mëngjesit mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave në vend, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë rrebeshe. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime në vend.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në zonat malore veriore duke lënë në ndikimin e motit të vranët të gjithë pjesën tjetër të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Pin It