Emojit magjike të S9 e S9+ nga bashkpunim i Samsung dhe Disney

Bashkpunimi mes tyre po i sjell publikut pranë personazhet e dashura të Disney si Emoji AR për Galaxy S9 dhe Galaxy S9+.

Personazhet klasike të Disney –Micky Mouse dhe Mini Mouse mund të përdoren nga të gjithë ata perdorues të Galaxy S9 dhe Galaxy S9+.

Nëpërmjet telefonit të tyre mund të krijojnë mesazhe të personalizuara. Për herë të parë, këto personazhe po vijnë në jetë në një realitet të shtuar për komunikim dhe mesazhe.

Personazhe nga filmat e preferuar të Disney përfshirë The Incredibles, Zootopia dhe Frozen do të shfaqen gjatë gjithë vitit.
Duke u lançuar së bashku me Galaxy S9 dhe S9+, Emojit AR u lejojnë përdoruesve të krijojnë mesazhe të personalizuara për t’i dërguar tek miqtë.

Kjo kompani po bëhët gjithnje dhe më frymzuese për botën, fal ideve dhe teknologjive evoluese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED.

 

Pin It