Ermonela Jaho dhe Placido Domingo, së bashku në Peralada

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është ndër të parat këngëtare klasike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Festivalin Peralada.

Ermonela Jaho do të jetë krahas Placido Domingos në festivalin e madh spanjoll, duke performuar operën “Thais” nga Jules Massenet.

Koncerti do të jetë verën e ardhshme, me 29 korrik.

Me 28 korrik, tenori Jonas Kaufmann do të shoqërohet nga Orkestra e Teatrit Mbretëror të Spanjës.
Ermonela Jaho, ka bashkëpunuar edhe më parë me Placido Domingon, ndërsa në Spanjë do të sjellin operën më të mirë të francezit.

Jaho është në një periudhë lulëzimi, në disa skena të mëdha botërore.

Jaho vjen në rolin e kurtizanes, ndërsa Domingo në rolin e Athanael. Artistët do të shoqërohen nga Michele Angelini, Jean Teitgen, Lidia Curtis dhe Elena Copons. Performanca do te zhvillohet në The Castle Gardens Auditorium në qytetin Peralada. /ATA/

Pin It