Shqipëria turistike në panairin e Varshavës

Agjencia Kombëtare e Turizmit  po merr pjesë në panairin Evropian të turizmit, që po zhvillohet në  Varshavë  prej datës 23 deri në datën 25 nëntor.

Ky është një nga panairet më të rëndësishëm të turizmit në Europën Lindore, ku e gjithë industria e turizmit është bashkuar në Pallatin e Kulturës dhe Shkencave në Varshavë.

Partneri kryesor në këtë përvjetor të 25- të do të jetë vetë Polonia.
AKT merr pjesë për herë të dytë në këtë panair pas pjesëmarrjes në vitin 2013. Stendës së AKT-së i janë bashkuar edhe 5 nga operatorët më të mirë të cilët operojnë në tregun polak.

Gjatë dy ditëve të para të panairit ka pasur një interes të lartë nga operatorë, media dhe vizitorë të thjeshtë.

Tregu polak përbën një nga tregjet më të rëndësishëm përsa i përket prurjeve të turistëve në vendin tonë me rritjen më të lartë nga të gjithë tregjet e tjera krahasuar me vitin 2016.

/ATA/

Pin It