Ermonela Jaho mahnit kritikën spanjolle me ‘Madame Butterfly’

Ajo shkëlqen sa herë del në skenë, mahnit me zërin dhe personalitetin muzikor çdo publik. Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, u pëlqyr shumë me interpretimin e saj në operan “Madame Butterfly” në teatrin “Real” në Spanjë.

“Ajo arriti të njejtësohet aq shumë me veprën e Puçinit aq sa dukej sikur të vdiste vërtetë në skenë.”

Kështu e nis kritikën Ruben Amon në gazetën më të rëndësishme spanjolle El Pais duke analizuar operan “Madame Butterfly” ku Ermonela Jaho interpretoi në rolin kryesor për disa netë me radhë.

Pin It