Falen kreditë për shtëpitë e dhëna nga shteti, kush përfiton

Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, thekson projektligji i qeverisë.

Përfituesit- Në relacionin e projektligjit theksohet se përfituesit e faljes së kredive nga Enti Kombëtar i Banesave janë kryesisht në qytetet e Lezhës, Tiranës dhe

Durrësit. Në total bëhet fjalë për 723 familje, që do të përfitojnë nga ky proces.

Ndërsa në gjashtë qytete të tjera të vendit do të përfitojnë familjet që janë prekur

nga përmbytjet.

Sipas të dhënave të qeverisë, në Shkodër janë 177 familje që kanë marrë kredi

nga Enti Banesave, por që janë dëmtuar për shkak të përmbytjeve. Qyteti tjetër që

është prekur më shumë nga përmbytjet është Lezha, që sipas projektligjit, do të

falen 94 familje nga kreditë. Qytetet e tjera përfituese janë Elbasani, Hasi, Fieri

dhe Tirana.

PROBLEMATIKA

Qeveria argumenton se kredia e dhënë për familjet e shpërngulura në zonat e

prekura nga Hidrocentrali i Fierzës është dhënë në vitin 1995 me qëllim

mënjanimin e dëmeve. Ndërkohë që, për këtë problematikë është ngritur një grup

ndërministror në vitin 2006, i cili nuk ka arritur në një zgjidhje përfundimtare.

Në relacionin e qeverisë theksohet se: “Nga familjet banuese në këto banesa

është ngritur shqetësimi dhe pretendimi se e kanë të pamundur shlyerjen e

detyrimeve (paradhënies apo paradhënies dhe një pjese të kredisë). Arsyet që

paraqesin janë si më poshtë:

-Paaftësia paguese. Pjesa më e madhe e familjeve kanë deklaruar se jetojnë në

kushte të vështira dhe nuk kanë mundësi financiare për shlyerjen e kredisë; –

Kërkohet falja e kredisë me arsyetimin se banesat e tyre dhe tokat e përmbytura

në vendin e origjinës kanë një vlerë më të madhe se vlera e kredisë. -Me fondin e

vënë në dispozicion, me vlerë 150 000 lekë për frymë, nuk mund të përfundonin

ndërtimin e banesës dhe se për këtë janë detyruar të përdorin fonde të tjera.

Kjo ka ndikuar në pamundësinë e shlyerjes së vlerës së kredisë”. Familjet që nuk

kanë shlyer kreditë gjatë viteve të shkuara janë hedhur në gjyq nga Enti Banesave

për të kthyer shumat e tërhequra, por procesi është shoqëruar na një sërë

problemesh. Shumë prej familjeve janë larguar në emigracion, gjyqi nuk është

zhvilluar sepse nuk janë gjetur adresat e sakta të kredimarrësve, si dhe kreditë që

u janë dhënë këtyre familjeve nuk janë lidhur para noterit.

RELACIONI I PROJEKTLIGJIT

Për pikën ku përcaktohet falja e detyrimeve të mbetura të kredisë për familjet në

Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë, të shpërngulura nga ndërtimi i Hidrocentralit të

Fierzës, sqarojmë se kredia është akorduar për mënjanimin e dëmeve të

përmbytjes së dhjetorit 1995. Kredia iu kalua për t’u trajtuar nëpërmjet EKB-së.

Në vitin 2006, me urdhrin nr.225, datë 19.9.2006, të Kryeministrit, është ngritur

një grup ndërministror për verifikimin e listës së familjeve të përmbytura nga

Hidrocentrali i Fierzës.

Nga sa është bërë e ditur nga puna e kryer nga ky grup lidhur me këtë

problematikë, nuk është arritur një konkluzion apo zgjidhje përfundimtare. Për

këtë proces nuk disponohet material. Nga familjet banuese në këto banesa është

ngritur shqetësimi dhe pretendimi se e kanë të pamundur shlyerjen e detyrimeve

(paradhënies apo paradhënies dhe një pjese të kredisë). Arsyet që paraqesin janë

si më poshtë: -Paaftësia paguese. Pjesa më e madhe e familjeve kanë deklaruar

se jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundësi financiare për shlyerjen e

kredisë; -Kërkohet falja e kredisë me arsyetimin se banesat e tyre dhe tokat e

përmbytura në vendin e origjinës kanë një vlerë më të madhe se vlera e kredisë.

  • Me fondin e vënë në dispozicion, me vlerë 150 000 lekë për frymë, nuk mund të

përfundonin ndërtimin e banesës dhe se për këtë janë detyruar të përdorin fonde

të tjera. Kjo ka ndikuar në pamundësinë e shlyerjes së vlerës së kredisë. Nga ana

tjetër, Enti Kombëtar i Banesave ka hapur procese gjyqësore, duke kërkuar

kthimin e vlerave të tërhequra nga këta qytetarë. Por, në këtë proces të ndjekur

nga Enti kanë rezultuar shumë pengesa për arsyet e mëposhtme:

  • Shpenzimet gjyqësore për hapjen e padive dhe pagimin e tatimit për vlerën e

kërkuar nëpërmjet çdo padie të ngritur rëndojnë shumë shpenzimet e EKB-së.

  • Largimi i këtyre qytetarëve (familjeve) në emigracion.
  • Proceset gjyqësore janë mbyllur disa herë, pasi nuk gjenden adresat e sakta të

këtyre qytetarëve, të cilësuar si “të paditur”, nisur nga fakti se ata nuk kanë

ndërtuar banesën në vendin ku është planifikuar të ndërtohej, por janë larguar

duke ndërtuar diku tjetër ose duke mos ndërtuar fare. Përfaqësuesit e EKB-së në

disa qarqe kanë realizuar takime në bashkitë dhe ish-komunat përkatëse, por

përgjigjja nga këto takime ka qenë se këta qytetarë janë larguar nga ajo komunë

apo bashki. Njëkohësisht është kërkuar ndihmesë edhe nga Drejtoria e

Përgjithshme e Gjendjes Civile për të bërë të mundur marrjen e adresave të reja

për qytetarët që kanë ndërruar adresat, shkruan ‘panorama’.

  • Për kreditë e lëvruara për përmbytjet, kontratat nuk janë lidhur pranë noterit.

Duke gjykuar se këto të dhëna dhe argumente do të jenë të vlefshme në funksion

të gjetjes së një rrugëzgjidhjeje për këtë problematikë, është propozuar përfshirja

e kësaj pike në dispozitat transitore të projektligjit të ri të strehimit. Aktualisht,

shuma e fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit për përmbytjet konsiderohet e

vështirë dhe problematike për t’u arkëtuar nga banorët, ndërsa heqja e këtyre

detyrimeve nga bilanci nuk ka faturë financiare për buxhetin e shtetit apo për

Entin Kombëtar të Banesave.

Pin It