Shteti 50% më pak taksa nga “Bankers”, kompania ul  prodhimin e naftës

images

Bankers Petroleum i derdh shtetit 50 përqind më pak taksa për gjashtëmujorin e parë 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave financiare zyrtare të kompanisë, deri në 30 qershor 2016 renta e derdhur për llogari të shtetit ishte 10 milionë dollarë (14% E të ardhurave), kurse në gjashtëmujorin e parë 2015 u derdhën 22 milionë dollarë amerikanë. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit, ka një rritje me 2 milionë dollarë të rentës për shtetin, por shumë më poshtë se sa mesatarja normale e detyrimeve të kësaj kompanie.   Për  tremujorin e dytë 2016, të ardhurat ishin 41 Milionë Dollarë (29.98 $/fuçi) në krahasim me 33 Millionë Dollarë (21.04 $/fuçi) që ishin në T1 e 2016 dhe 86 Millionë Dollarë. Nga ana tjetër, kompania kanadeze raporton një çmim të ulët për produktin e nxjerrë nga nëntoka shqiptare.  Sipas të dhënave çmimi i shitjes i realizuar është 66% të çmimit reference Brent të naftës në bursë, që është 45.59 $/fuçi për tremujorin e dytë 2016. Për gjashtëmujorin, deri në 30 Qershor 2016, të ardhurat ishin 74 Milionë Dollarë dhe çmimi mesatar 25.20 $/fuci në krahasim me 158 Milion Dollarë për çmimin 43.78 $/fuci, për të njëjtën periudhë në 2015. Ndërkaq, kompania ka ulur në minimum investimet, pasi pretendon se është duke u shitur tek një kompani kineze. Shpenzimet kapitale ishin 7 Milionë Dollarë për tremujorin e dytë të viti 2016. Kompania nuk shpoi asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori.

Pin It