Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përmes një deklarate ka kërkuar nga forcat politike, votimin sa më shpejt të 7 ligjeve organike, në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të vihen në zbatim. UGJSH shton më tej se ky proces, i cili do te zhvillohet tashme mbi baza te qarta kushtetuese dhe jo sipas orientimeve te partive politike, është kërkuar dhe mirëpritur qe ne krye te herës nga Unioni i Gjyqtareve te Shqipërisë, si e vetmja mënyre për ti dhëne fund përbaltjes se përgjithshme te gjyqtareve dhe prokuroreve, individualizimit te qarte te përgjegjësve dhe përgjegjësive dhe rindërtimit te besimit mes sistemit te drejtësisë dhe publikut, e duke ju referuar këtij fakti, asnjë nga shkallët e gjyqësorit nuk ka pse të përballet me presionet politike apo mediatike, gjë që sipas tyre po ndodh rëndom. Miratimi i plotë i reformës në drejtësi, më në fund do të bëjë që sistemi gjyqësor të mos jetë më i kontrolluar nga partitë politke. Në fund UGJSH i bën thirrje te gjithë klasën politike, median dhe shoqërinë civile te mos e përdore procesin e vetingut si një mjet presioni ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve por të nxisin edhe pjesën tjetër të shoqërisë të kuptojnë rolin dhe punën e vështirë të institucioneve të drejtësisë
Postime të ngjashme
-
Hyn në fuqi Vettingu, nis rivlerësimi i ...
January 18, 2017 -
9 arsyet pse Kushtetuesja pezulloi Vetti...
October 29, 2016 -
7 nëntori afati i fundit për deklarimin ...
October 25, 2016 -
Vetingu ankimohet edhe nga Unioni i Gjyq...
October 24, 2016