Vetingu ankimohet edhe nga Unioni i Gjyqtarëve

veti

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ankimoi të hënën ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se është në kundërshtim me kushtetutën. Në padinë e dorëzuar në gjykatë Unioni kërkon pezullimin e këtij ligji dhe shpalljen e tij antikushtetues.

Përmes kësaj padie Unioni i Gjyqtarëve kërkon të marrë pjesë në seancën për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse është pro apo kundër kërkesave të paraqitura nga PD në kushtetuese më 4 Nëntor, shkruan Report TV.

Pin It