Vettingu, sot pritet vendimi i Kushtetueses

gjykata

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë ditën e sotme për qëndrimin që do të mbajë ndaj ligjit “Për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve”, i njohur si Vetting-u.

Gjykata mori zyrtarisht të shtunën Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili theksonte se ligji nuk cënon nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e vendit.

Tashmë Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë në lidhje me heqjen ose jo të pezullimit të ligjit, i cili ka ngrirë zbatimin e reformën në drejtësi.

Pin It