Tharja e rrobave brenda në dhomë është e rrezikshme, ja pse

rroba1

Një studim tregon se në lavanteritë që thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të rrezikshme për shëndetin

Janë zbuluar 25 bashkime kimike, ndër të cilat shtatë janë ndotës të rrezikshëm të ajrit, madje dy acetaldehidi dhe benzeni në SHBA janë shënuar si substanca kancerogjene.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se si tharja e rrobave në shtëpi është shkaktare për dhembje koke dhe për problemet me frymëmarrjen.

Gjithashtu, tharja e rrobave në shtëpi shton nivelin e lagështisë për 30% dhe me vete tërheq rrezik të shtuar të astmës dhe alergjive. Pos lagështisë, aty shfaqen edhe moli dhe myku. Gjatë kohës ajri i tillë i ndotur aq shumë thahet saqë ndikon negativisht në organet e frymëmarrjes.

Nëse rrobat thahen në kaldaja, përveç shëndetit të pjestarëve të shtëpisë, do të pengojë edhe qarkullimin e ngrohtësisë në shtëpi.

Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullohet në ajër e bën më të ftohtë dhomën, andaj edhe pse termostati tregon temperaturë të njëjtë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht.

Ndaj zgjidhja është t’i thani rrobat në ballkon. Një tharje e tillë është e ngadaltë, megjithatë rrobat thahen, madje edhe në temperaturë nën zero.

Pin It