Porti i Durrësit, shtohet numri i udhëtarëve dhe trageteve

traget

Gjatë dhjetë ditëve të fundit të vitit 2016 në Portin e Durrësit do të mbërrijnë tragete shtesë nga Bari dhe Ankona, për shkak të rritjes së numrit të pasagjerëve që kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit.

Lundrimi i këtyre trageteve shtesë nis nga data 22 dhjetor, kur do të mbërrijnë katër tragete gjithsej dhe do të vijojë edhe gjatë muajit janar të vitit 2017.

Në Terminalin e Udhëtarëve janë marrë të gjitha masat për pritjen dhe përpunimin e pasagjerëve dhe të autoveturave, numri i të cilëve rritet ndjeshëm në prag të festave të fundvitit. Në oraret e mbërritjes së trageteve autoambulanca në gatishmëri së bashku me personelin mjekësor përkatës, për t’u ardhur në ndihmë udhëtarëve që mund të kenë probleme shëndetesore.

Ndërsa në 21 dhjetor në portin e Durrësit mbërritën tre tragete me rreth 1520 udhëtarë dhe 350 autovetura gjithsej.

Pin It