Reshje dëbore edhe në Sarandë

snowing-over-the-trees-26619-1920x1200

Saranda përjetoi dëborën e parë pas 32 vitesh. Mëngjesin e se martës qyteti u zgjua i mbuluar nga një shtresë dëbore, një fenomen i rrallë për banorët. Për herë të fundit Saranda ka përjetuar reshje bore në vitin 1985.

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë reshje bore edhe në qytete të tjera bregdetare dhe në zonat e ulëta, si në Durrës, Tiranë e Lushnje.

Reshjet e dëborës në qytetin bregdetar kanë nisur rreth orës 07:00 dhe  kanë përfshirë edhe Delvinën e Konispolin.

 

Pin It