Zbulohet “E vërteta e Marias” në skenën e TKEKS

thumbnail_web2

Në skenen e TKEKS vjen premiere drama “E Verteta e Marias”. Drama eshte nje nga tre tekstet  fituese per t’u vene ne skene  e projektit “Punishtja Dramatike 1”.

Drama “E vërteta e Marias” fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion. Ajo vë në qendër tre personazhe: Lukën, Mateun dhe Zonjën e shtëpisë, përmes një konflikti të hershëm mes dy miqve (Lukës dhe Mateut) që e rimarrin këtë konflikt për ta rindezur, dinamizuar sërish në shtëpinë e Zonjës, e cila në fund është Maria. Autori lë pezull pikëpyetjen: a është e njëjta Maria? Me qëllim që t’i provokojë spektatorit ndjesi, dhe mëdyshje substanciale. Në momentin e shfaqjes së Zonjës si Maria, gërshetohen dy historitë, ajo e Lukës dhe e Matuet me të sajën, ku secili komunikon ngjarjet e veta, që duket se kushtëzojnë në rrjedhën e veprimit dramatik.

Drama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, flet për tre personazhe të cilët janë të futur në një kurth nga e kaluara e tyre, prej ku nuk dalin dot pa u përballë më të dhe pa i rishqyrtuar të gjitha veprat e tyre me sinqeritetin më të madh. Kjo ndodh me dy shokë të cilët para disa viteve, gjatë studimit të tyre kanë bërë një sherr, për këtë arsye edhe janë ndarë dhe nuk janë takuar më, duke jetuar një jetë të izoluar nga njëri tjetri dhe të zënë peng nga kujtimet e tyre. E njëjta ndodh edhe me personazhin e tretë, që është zonja e një shtëpie, që këta e marrin me qera dhe ku arrijnë t’ia zbulojnë të fshehtat më të thella njeri-tjetrit, duke e implikuar edhe zonjën në të kaluaren e tyre dhe duke ia hapur edhe asaj varret e së kaluarës.

Pjesa na fton të rikonsiderojmë tema dhe fenomene sociale, që janë prezente pothuajse tash tri dekada në jetën shqiptare, në kahjen e marrjes së përgjegjësive individuale e kolektive e sigurisht dhe institucionale. Shfaqja vjen  për të gjithë artëdashësit më date 14 janar ora 19:00

Pin It