Limoni dhe kafja, dy përbërës që zëvendësojnë ilaçet

 coffee-lemon

Nëse nuk dëshironi të përdorni ilaçe, mund të përdorni kombinimin e këtyre dy artikujve të cilët me siguri i keni në shtëpi dhe t’i eliminoni këto dhimbje.

Dhimbjet mund të shërohen edhe pa ilaçe, kjo jo vetëm që ju jep lehtësim por dhe shmang efektet anësore të ilaçeve. Limoni dhe kafja janë dy nga përbërësit që ju vijnë në ndihmë.

Për çfarë mund ta përdorni limonin dhe kafen?

1.Për dhimbje të forta të kokës

Zieni një gotë kafe shtëpiake pa sheqer dhe në të shtrydhni lëngun e gjysmë limoni. Pini këtë lëng dhe pas disa minutave do të ndieni lehtësime.Bëni mirë të pini mjaft lëngje dhe të dilni në ajër të pastër.

2.Për diarre

Tri lugë të vogla kafeje të bluar përzieni me dy lugë të mëdha lëng limoni. Përbërjen tundeni mirë dhe hajeni. Kjo përbërje do t’ju ndihmojë kur keni mundime të mëdha, dhimbje në lukth, diarre.Gjithashtu ndihmon edhe kur pini probiotikë, hani oriz apo banane.

Pin It