Nenexhiku, bima aromëmirë përmirëson shëndetin fizik dhe shpirtëror

1

Studimet e kryera kohët e fundit në lidhje me aromaterapinë tregojnë se aromat e mira mund të kenë efekte pozitive në përmirësimin e gjendjes fizike dhe shpirtërore të njeriut. Shumë ekspertë të mjekësisë alternative në vendet perëndimore u rekomandojnë pacientëve të tyre mjekime me aroma të këndshme përveç mjekimit me medikamente.

Një bimë e mirënjohur dhe gjerësisht e përdorur për aromën e saj është nenexhiku. Ai është pjesë e familjes së mentes dhe origjina e tij është India. Aroma e tij mund të gjendet në bojën e famshme të Indisë dhe në vajrat e përftuar nga zierja dhe përpunimi i nenexhikut. Gjethet e nenexhikut vendoseshin midis qilimave ose sixhadeve të Iranit dhe Turqisë për t’i mbrojtur nga insekte dhe parazitë të ndryshëm përpara se të dërgoheshin për në Evropë.

Që shtëpia juaj gjithmonë të ndihet e freskët, shtoni disa pika të vajit esencial të nenexhikut në preparatin për pastrim i cili normalisht nuk ka erë. Gjithashtu nuk është keq ta provoni edhe këtë mënyrë të shkëlqyeshme të pastrimit të dyshemeve i cili i mirëmban dyshemetë nga druri: holloni një filxhan uthull të bardhë në një litër të ujit dhe shtoni 3-5 pika vaj esencial të nenexhikut.

Nenexhiku është një pije e mirë freskuese. Shtoni gjethe të nenexhikut të freskët në ujë të ftohtë ose çaj të zakonshëm të akullt dhe lëreni të qëndrojë për gjysmë ore ose më shumë. Pas kësaj, mund ta shërbeni me akull.

Ushqimet që i hani shpesh pasurojini me nenexhik. Gjethet e grimcuara imët të nenexhikut të freskët vendosini në bizele, fasule të gjelbër, karota ose lulelakër në dy minutat e fundit të gatimit.

Gjithashtu për ta freskuar erën e gojës, nuk keni nevojë për çamçakëz dhe karamele. Gjethet e nenexhikut të freskët do të funksionojnë po aq mirë dhe janë më natyrale.

Pin It