Farat e rrushit luftojnë kavitetin e dhëmbëve

Ekspertët e Universitetit të Ilinoisit, në Chicago College of Dentistry kanë zbuluar se farat e rrushit ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe luftën ndaj kavitetit.

Shkencëtarët thonë se mund të përforcohet mbushja e dhëmbëve. Ky studim thonë ata mund t’i japin njerëzve shansin që t’i mbajnë dhëmbët e shëndoshë.

Ekstrakti i farave të rrushit, është lidhur prej vitesh me përfitimet shëndetësore, si një funksionim më të mirë të zemrës dhe një qarkullim më i mirë i gjakut.

Ndërsa tani, studimi i ri thotë se ekstrakti, rrit fortësinë e dhembit,  i cili përbëhet nga shumica e indeve të kalcifikuara ekstracelular të dhëmbëve, duke formuar shtresën mes smaltit.

Duke siguruar këtë jo vetëm që do të parandalojë kavitetin, por do të rrisë dhe jetëgjatësinë e mbushjes së dhëmbit, që aktualisht e ka nga 5 në 7 vjet, thonë ekspertët.

“Dentini përbëhet më shumë nga kolagjeni, proteina kryesore strukturore e lëkurës dhe indeve të tjera lidhëse”, thotë dr. Bedran-Russon, i cili publikoi gjetjet e studimit në Journal of Dental Research. Ai thotë se kjo mund të realizohet në formën e rëshirës në hapësirat mes dhëmbëve, të cilat janë pjesët më të prekura të kavitetit.

Pin It