Filmi “Agnus Dei”, shfaqet në Berlin, Chicago, Stockholm e Toronto

Filmi “Agnus Dei”, me skenar dhe regji të Agim Sopit, një prodhim i AS Film Production nga Prishtina, do të vazhdoj rrugëtimin në eventet botërore edhe gjatë muajve në vijim, ndërsa do të shfaqet sot në natën përmbyllëse të Alternative Film Festival në Toronto, Kanada.

Edhe mbas pesë vitesh udhëtimi filmi vazhdon të jetë ambasadori më i denjë i Kosovës. Për pesë vite me radhë Agnus Dei ka prezantuar Kosovën në më shumë se 180 festivale të botës dhe i ka sjellë vendit 84 çmime kinematografike. Vetëm gjatë këtij muaji, Agnus Dei do të përfaqësojë Kosovën në pesë festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Në Festivalin në Toronto – Ontario, ai është i nominuar në disa kategori, si Filmi më i mirë dramatik, Aktori më i mirë – Astrit Alihajdaraj dhe Aktorja më e mirë, Dafina Berisha.

Filmi më pas do të shfaqet në Berlin International Cinefest, i cili mbahet nga data 10 -25 qershor në Berlin, pastaj nga 16 – 24 qershor në eventin më të rëndësishëm të Nigerisë, Real Time Film Festival i cili mbahet në Lagos, kurse nga data 18-24 qershor në Ilinois International Film Festival i cili mbahet në Chicago Harris Theater, dhe së fundmi nga 28 qershor – 06 korrik, në Stockholm Independent Film Festival i cili mbahet në Stockholm. Agnus Dei, do të vazhdoj rrugëtimin në eventet botërore edhe gjatë muajve në vijim./Kultplus/ATA/

Pin It